Grezda hero për skuadrën e tij, shënon dhe ia siguron tri pikë të arta (Video)

Eros Grezda është kthyer në hero në ndeshjen e katërt të kampionatit, me skuadrën e tij të re Zalaegerszegit, pasi i ka dhënë tri pikët e para në këtë sezon me golin e tij.

26-vjeçari u aktivizua nga banka rezervë në minutën e 69-të në ndeshjen ndaj Debrecenit, teksa realizoi golin e fitores për 2-1 në minutën e 86-të.

Shqiptari debutoi në ndeshjen e kaluar, përballë Puskas, e cila fillimisht u ndërpre për shkak të motit të keq dhe vazhdoi pas tri ditësh.

Vlen të theksohet fakti, se Grezda u transferua te skuadra hungareze nga radhët e Osijekut.

Dëmtimet e shumta, nuk e kanë lejuar mesfushorin e avancuar, që të shpalosë vlerat e tij.

Ky gol do t’i ndihmojë Grezdës që të gjejë formën e tij dhe të kthehet në majat e futbollit, aty ku ishte para dy vitesh.

.Pas përfundimit të kësaj sfide, Grezda ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram“, ku tregon se ka gjetur përsëri forcën pas vuajtjeve të pësuara në karrierë.

“Shumë probleme dhe lëndime në dy vitet e fundit ma vështirësuan karrierën. 3 operacione në 1 vit shumë herë më bënin të mendoj që të dorëzohem nga ëndrra ime. Besimi në Zot dhe familja që më ka mbështetur në çdo moment të jetës më kanë dhënë forcë që të kthehem më i fortë! Sot është dita më e lumtur që bëra përsëri familjen time krenare me mua. Zoti është më i madhi“, shkruan Eros Grezda. /Gazeta Olle/

Nuhiu: Më mirë të më dhemb koka që kam shumë futbollistë, sesa të mos kem kë ta inkuadroj

Interi e nis për mrekulli, fiton thellë ndaj Genoas