Gresa Bakraqi zë vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik, fiton medaljen e bronztë

Atletja jonë Gresa Bakraqi ka vazhduar me suksese, ku kësaj radhe është shpërblyer edhe me medalje.

Në Kampionatin Ballkanin që po mbahet në Craiova të Rumanisë, ajo shkëlqeu në 3 mijë metra, duke zënë vendin e tretë.

Ajo e mbylli garën për 9:33.75 minuta, duke mbetur pas turkeve Emine Hatun Mechaal dhe Fatma Arik.

Gresa Bakraqi me këtë rezultat ka arritur të thyej rekordin e Kosovës.

Së bashku me të në Rumani ishte edhe trajneri i saj Adnan Demalia.

Gresa është ndarë e lumtur me rezultatin duke e falënderuar ekipin e saj për përkrahje. “E treta në Kampionatin Ballkanik 3000m dhe Rekord Shtetëror. Faleminderit super ekipit tim te Kosovës për përkrahjen maximale morale gjatë garës. Urime Kosova ime”, ka shkruar Bakraqi në Facebook.

Dardanët U15 humbin në miqësoren e dytë me Shqipërinë

Pamje nga dasma e Arbër Zenelit me bukuroshen Dafina Hiseni (Video)