Greqi – Kosovë, me këto kuota e vlerësojnë kompanitë e basteve fitoren eventuale të Kosovës

“Dardanët” do ta zhvillojë sonte ndeshjen e katërt të muajit qershor në Ligën e Kombeve – ku do të përballen me Greqinë për herë të gjashtë në mes tyre që prej pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Verdhekaltrit kanë statistika të dobëta me grekët pasi nuk i kanë mposhtur asnjëherë ata në pesë përballjet paraprake.

Tri ndeshje kanë përfunduar baras, kurse dy herë kanë fituar grekët. Ata e mposhtën Vedat Muriqin me shokë edhe të dielën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa sonte, “Dardanët” janë të vendosur për ta shijuar fitoren e parë ndonjëherë ndaj grekëve.

Por, shumë shpresa Kosovës nuk i japin edhe kompanitë më të njohura të basteve në botë.

Fitorja eventuale e ekipit të Alain Giresse kuotohet nga 4.75 deri në 5.50, varësisht prej kompanive të basteve.

Barazimi eventual në Volos sonte e ka kuotën nga 3.30 deri në 3.50.

Kurse, fitorja e vendësve duket më e mundshme pasi këto kompani e kanë vlerësuar atë nga 1.70 deri në 1.77.

“Shpërthen bomba”, FC Struga prezanton Besart Ibraimin me video fantastike

Engjell Hoti largohet nga Tirana, një tjetër skuadër shqiptare shpreh interesim për të