Gratë i sjellin mirënjohje Majlinda Kelmendit

Grupi i Grave Deputete të Kosovës ka nderuar sot me mirënjohje xhudisten Majlinda Kelmendi dhe Klubin e Xhudos “Ipon”.

Kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu-Kodra, duke përgëzuar xhudisten Kelmendi për suksesin e arritur dhe medaljet e shumta të arta që ajo i ka sjell vendit, tha se sukseset e saj i bëjnë nder Kosovës dhe gjithë popullit.

Ajo përgëzoi edhe trajnerin Driton Kuka, për punën e mrekullueshme që po e bën me këto vajza e djem, duke konsideruar se secili prej tyre është pretendent për medalje në gara ndërkombëtare.

Xhudisten Kelmendi dhe anëtarët e Klubit i përgëzuan edhe deputetet Lirie Kajtazi, Labinotë Demi-Murtezi, Mexhide Mjaku Topalli e Njomza Emini.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, foli për punën e palodhshme që bëjnë këta të rinj dhe nevojën që puna e tyre dhe sporti në përgjithësi, të kenë më tepër përkrahje, sidomos nga pushteti lokal.

Kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu-Kodra, i dorëzoi mirënjohjen e ndarë nga GGD-ja xhudistes Majlinda Kelmend, si dhe mirënjohjen e ndarë për Klubin e Xhudos, me anë të së cilave, siç tha Deliu-Kodra, Grupi i Grave Deputete shpreh vlerësimin të madh për ta.

majlindaaa