Gratë e futbollistëve të Barcelonës ‘garojnë’ për të sjell urimin më të mirë në Instagram (FOTO)

Burrat e tyre fituan titullin e kampionit në La Liga, kurse gratë dhe të dashurat e tyre menjëherë ngarendën pas Insagramit.

Ato u munduan secila të jetë më e veçantë në urimin e tyre. ‘Kampion!!! Leo Messi!!!”, shkroi gruaja e Messit.

Postimi i Shakirës, gruas së Piques ishte ky: “Urime për këtë titullin kampion të Barcelonës, që është fryt i përpjekjeve të mëda! Dhe kampioi im, tre tituj të ligës duke festuar së bashku, dhe të vazhdojmë për më shumë. Shak”.

E dashura e Ivan Rakitiqit, Rachel Mauri, publikoi një foto me fanellë të Barcelonës dhe shkroi: Kampion. Urime, i dashur, ti e meritove”!

Gruaja e Iniestas, publikoi një foto të vajzës së saj dhe Iniestas. “Urime babi, Kampion”, shkroi ajo. (Gazeta Olle)

insta1 insta2