Grasshoppers Club Zurich është skuadra më e madhe zvicerane, por ajo në shtetin helvetik njihet edhe si skuadër e shqiptarëve.
Shumë futbollistë shqiptarë ndër vite kanë arritur deri në ekipin e parë të këtij gjiganti zviceran, derisa sot klubi i ka vazhduar kontratat dy talentëve të mëdhenj nga Kosova.
Fjala është për sulmuesin fantastik Leonardo Uka, i cili ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e U21 duke shënuar vazhdimisht.
Kontratën e ka vazhduar edhe mesfushori ofensivë, Dion Kacuri që gjithashtu ka pasur ndeshje shumë të mira tek juniorët e GC-së.
20-vjeçari Uka që luan në rolin e sulmuesit anësorë ka arritur të shënojë tetë gola në 14 ndeshje për GC U21, teksa ka nënshkruar kontratë profesionale deri në vitin 2023 me ekipin e parë të Grasshoppers.
Kontratë profesionale ka marrë edhe 17-vjeçare Dion Kacuri, që luan në rolin e mesfushorit ofensivë.
Kacuri ka arritur të debutojë edhe me ekipin e parë të GC duke luajtur katër minuta, derisa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
Që të dy lojtarët e talentuar shihen si e ardhmja e klubit bardhekaltër.
Aktualisht te GC janë në ekipin e parë yjet si Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Shkëlqim Demhasaj e Florian Hoxha.