Grapci pret fitore

Skuadra e Pejës, e cila është pa humbje në 11 ndeshje e fundit kërkon ta vazhdojë me fitore edhe ndeshjen në udhëtim ndaj Teodo Tivatit, në Ligën Ballkanike.
Kapiteni i pejanëve Ron Grapci, në një prononcim për GazetaOlle.com, është shprehur optimist para ndeshjes duke shpresuar në fitore.

“E dimë se nuk do të jetë përballje e lehtë me Teodon, por ne kemi ekip më të mirë se ta. Besoj se do të arrijmë fitore edhe në këtë ndeshje dhe të vazhdojmë ecurinë pozitive të cilën e kemi nisur”, u shpreh Grapci.
Ndeshja ndërmjet Teodos dhe Pejës nis me fillim nga ora 18:00