Granit Xhaka zgjidhet futbollisti i vitit në Zvicër

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është shpallur futbollisti më i mirë në Zvicër për vitin 2022.

Lojtari i Arsenalit ishte në konkurrencë me portierin Yann Sommer (Bayern Munich) dhe mbrojtësin Manuel Akanji (Manchester City).

Në fund, kapiteni i përfaqësueses Helevetike iu gëzua këtij çmimi, për herë të dytë këtij çmimi pas vitit 2017.

“Faleminderit shumë për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë”. Por, edhe për njerëzit që nuk besuan në mua”, është shprehur me këtë rast Xhaka.

Njëherësh, ai i është nuk e ka lënë pa e përmendur suksesin që po e përjeton Arsenali në Ligën Premier duke thënë se tash janë në krye të tabelës.

Debutimi i ëndrrave i Ermal Krasniqit në Superligën rumune, gol dhe asistim në derbi (Video)

Anulohet miqësorja mes Gjilanit dhe Shkupit, kjo është arsyeja