Granit Xhaka thyen një rekord në Gjermani

Borussia Monchengladbach u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, nga anëtari i Ligës së tretë Arminia Bielefeld, pas ekzekutimit të penalltive.

Mirëpo, mesfushori kosovar i Borussias, Granit Xhaka theu një rekord në futbollin gjerman.

Ai u bë lojtari me më së shumti pasime në një ndeshje të Kupës në Gjermani.

“Granit Xhaka pati 200 kontakte me topin, prej tyre 182 pasime, që është rekord i ri në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë”, shkruan rp-online.de, përcjell GazetaOlle.com.

Për shërbimet e Xhakës është duke u interesuar kampioni i Spanjës, Atletico Madrid. (Gazeta Olle)