Granit Xhaka publikon foto gjatë rinovimit me Arsenalin

Granit Xhaka ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Arsenalin për të rinovuar kontratën.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën ishte lidhur me një largim nga The Gunners në këtë verë, derisa kërkohej nga Roma.

Giallorossët ishin të bindur se do të arrin marrëveshje me Xhakën pas Kampionatit Evropian, mirëpo Arsenali e bindi që të qëndronte në Emirates.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, mesfushori konfirmoi se ka rinovuar kontratën.

“Shtëpi është aty ku është zemra. Vërtetë krenar që vazhdojë kontratën te Arsenali”, është mbishkrimi i lënë në foto nga Xhaka.

Arsenali ende nuk ka ofruar detaje se sa vite kontratë ka nënshkruar lojtari i tyre, por besohet të jetë edhe për katër vitet e ardhshme.

Xhaka e pranon se ka nënshkruar kontratë të re: Do të jap gjithçka për Arsenalin

Gjeorgjia publikon listën e plotë për ndeshjen ndaj Kosovës