Granit Xhaka: Nuk dua që Bayerni ta festojë titullin këtë fundjavë

Bayerni do të presë në fundjavë Borussia Monchengladbachun e Granit Xhakës, në ndeshjen që për skuadrën e Pep Guardiolës do të thoshte festim i titullit të kampionit, nëse do të shënonin fitore.

Mirëpo, fitorja dhe barazimi kanë vlerë të madhe edhe për Borussian, që po e kërkon vendin e katërt që dërgon në garat evropiane.

Xhaka thekson se ata udhëtojnë për të marrë pikë, dhe se do t’ua shtyjnë festën bavarezëve.

“Bayerni me siguri nuk do të na nënvlerësojë ne. Ne jemi vetëm një pikë larg Herthas që ndodhet në vendin e katër, prandaj ne ende mund ta rimarrim vendin e katërt. Unë dua të shoh një Munich pa festën e titullit në Bavari”, deklaroi Xhaka për ‘Express.de’, raporton Olle.