Granit Xhaka me Leverkusen kanë qenë skuadra më e mirë në futbollin evropian këtë edicion, duke shkuar në 50-të ndeshje pa humbje.
Skuadra e Xabi Alonsos e kanë fituar para disa javësh titullin kampion, por Bundesliga e jep trofeun në ndeshjen e fundit. Të shtunën në mesditë ne Bay Arena Leverkusen do të ngrejë lart trofeun e parë, pas sfidës me Augsburg, shkruan Gazeta OLLE.
Katër ditë më vonë, Leverkusen takohet me Atalantan në finalen e Europa League, me qëllimin për të marrë trofeun e dytë radhazi.
Finalja e tretë për skuadrën e rekordeve, do jetë në Kupën e Gjermanisë, përballë Kaiserslautern, ku janë favorit apsolut ndaj skuadrës së ligës së dytë.