Granit Xhaka në formacionin e vitit 2015 të Bundesligës

Granit Xhaka është përzgjedhur në formacionin e vitit kalendarik 2015 të Bundesligës gjermane, nga faqja e gazetarit italian Gianluca Di Marzio.

“Aftësia për të lexuar lojën, siguria dhe shpirti i tij, e bëjnë Granitin të veçantë. Tani, në Gladbach ka edhe shiritin e kapitenit. Aspekti për t’u përmirësuar? Koka. Shumë shpesh gabon duke reaguar me nervozizëm. Por, kur ai luan mirë, klubi është në një nivel të lartë”, thuhet në tekst për Xhakën, përcjellë GazetaOlle.com.

Krahas kosovarit, në formacionin më të mirë janë edhe Ralf Fahrmann, David Alaba, Jerome Boateng, Fabian Johnson, Ilkay Gundogan, Hakan Çalhanoglu, Kevin De Bruyne, Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang.