Granit Xhaka me urim emocionues për ditëlindjen e vajzës së tij

Sot feston ditëlindjen e dytë, vajza e Granit Xhakës, Ayana.

Kjo padyshim se është një ditë e veçantë për famijen e futbollistit shqiptar, shkruan Gazeta Olle.

Xhaka ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me vajzën e tij.

Mesfushori i Arsenalit ka shkruar një urim emocional për këtë ditë të rëndësishme.

“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur. Nuk mund të besoj se je bërë dy vjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë. Do të jem përkrah teje përgjithmonë, të dua”, ka shkruar Xhaka në Instagram. /Gazeta Olle/

Grabitje e rëndë me armë, ish futbollisti dhe trajneri i njohur ‘viktimë’ e saj

Ja kur do të hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024