Granit Xhaka me notë të jashtëzakonshme në barazimin e Arsenalit

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin londinez me Crystal Palace.

Pas 90 minutave të zhvilluara në ‘Emirates stadium’, rezultati ishte i pastër 0-0.

Dy skuadrat krijuan disa raste, por në fund rezultati ishte ai më i padëshiruari në futboll.

Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ka pasur një natë të mrekullueshme, pasi bëri ndeshje të madhe ndaj Crystal Palace.

Xhaka në fund u vlerësua si lojtari më i mirë në ndeshje pasi morën notën më të lartë nga të gjithë futbollistët që luajtën 7,7.

Pas Xhakës te vendasit u vlerësuan edhe Leno, Saka, Holding e Aubameyang.

Ndërkohë te mysafirët më i dalluari ishte Eze, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Tomkins, Guaita e Townsend. /Gazeta Olle/