Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka në ndeshjen kundër Liverpoolit u ndëshkua me karton të kuq.
Xhaka bëri një ndërhyrje të ashpër në minutën e 24’ ndaj sulmuesit të Liverpoolit Diogo Jota pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Jurgen Klopp.
Kështu, gjyqtari i ndeshjes nuk pati as më të voglën dilemë për vendimin e tij dhe e largoi Xhakën nga fusha.
Përmes Instagramit, Xhaka iu ka kërkuar falje të gjithëve për atë që ndodhi, duke shtuar se është krenar me ekipin e tij.
Arsenali arriti ta mbajë portën e paprekur duke barazuar 0-0.