Granit Xhaka, donacion prej 15 mijë eurosh për Vëllaznimin

Granit Xhaka tregohet edhe një herë zemërgjerë. Mesfushori prishtinas javën e ardhshme do ta vizitojë Gjakovën, për të dhënë një ndihmë të konsiderueshme për klubin e Vëllaznimit.

Siç mëson GazetaOlle.com, Xhaka do të shkojë në Gjakovë të hënën dhe do t’i dhurojë klubit gjakovar një donacion me vlerë prej 15 mijë eurosh, që përfshinë topa, fanella, tuta, çanta sportive, këpucë sportive dhe rekuizita tjera të ndryshme.

Lajmi, bashkë me detajet tjera të ceremonisë, pritet të zyrtarizohen së shpejti.