Granit Rugova i cili deri më sot ka mbajtur pozitën e drejtorit në Përfaqsuesen e Kosovës dhe U.D i drejtorit në Ligën Unike ka njoftuar zyrtarisht largimin nga këto dy poste.
Me anë të një komunikimi në rrjetet sociale, Granit Rugova ish-basketbollisti i shumë skuadrave të ndryshme në Kosovë, ka njoftuar opinionin basketbollistik se tani do ta ketë një profesion tjetër në karrierën e tij.
Granit Rugova tani do të udhëheq Drejtorinë e Sportit në Komunën e Prishtinës.