Granit Rugova emërohet anëtar i organizatës për qytete sportive “Aces Europe”

Granit Rugova ka bërë të ditur se është zgjedhur anëtar i organizatës “Aces Europe”.

Në këtë funksion, ish-basketbollisti ia doli të përzgjidhej pas fitimit të çmimit “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të bërë nga Rugova (pa ndërhyrje):

Pas fitimit të çmimit “Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024”, me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe përgjegjësie, kam kënaqësinë të ju njoftoj se tani jam bërë antëtar i ACES Europe, në kuadër të Parlamentit Evropian në Bruksel🇪🇺.

y angazhim erdhi si një mundësi fantastike për të dhënë kontributin tim, duke shfrytëzuar njohuritë dhe përvojën që kam për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të ACES Europe.

Falënderoj sinqerisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe besuar, veçanërisht Presidentin z. Gian Francesco Lupattelli, Sekretarin e Përgjithshëm z. Hugo Alonso, Nënkryetarin z. Vincenzo Lupattelli dhe anëtarin e ACES Europe z. Berislav Čižmek.

Mezi pres të punoj në ndërtimin e marrëdhënieve të forta ndërkombëtare dhe të kontribuoj në zhvillimin e sportit në kuadër të këtij roli të rëndësishëm.

Prishtina, Qytet Evropian i SPORTIT. /Gazeta Olle/

Peja fiton edhe ndeshjen e dytë në Ligën Ballkanike

Zyrtare: Ballkani vjen me tre përforcime të reja