Granit Kolshi: Kjo skuadër do të shpallet kampione këtë edicion!

Granit Kolshi mendon që Drita do të jetë kampione e Kosovës edhe për edicionin 2020/21.

Ish-portieri i shumë skuadrave vendore që momentet më kulminante të karrierës i kaloi te Feronikeli, mendon që gjilanasit do të marrin sërish kurorën e më të mirit, përcjellë Gazeta Olle.

Përmes një postimi në Facebook, Kolshi ka parashikuar fituesin e këtij edicioni.

“Pitja që pjeket heret soset. DFC prap kampion”, ka shkruar Kolshi.

Ai prej vitesh ka lënë Kosovën për të vazhduar jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kolshi është pensionuar nga futbolli dhe aktualisht në New York ushtron një profesion tjetër. /Gazeta Olle/

Pitja qe pjeket heret sosetDFC 🔵⚪️ prap champion😉

Gepostet von Kolshi Granit am Donnerstag, 1. Oktober 2020

Granit Kolshi, ish-portier i futbollit kosovar