Granada refuzon 4 milionë euro nga skuadra e La Ligas për Uzunin

E ardhmja e Myrto Uzunit vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet pjesë e Granadas apo do të largohet.

Sulmuesi shqiptar mund të jetë pranë lamtumirës së Granadës pas rënies së ekipit andaluzian në La Liga 2 të Spanjës.

Pavarësisht se ka qenë një nga figurat më të spikatura të klubit, e ardhmja e tij duket të jetë në ajër.

Rayo Vallecano , një nga skuadrat e LA Ligas që kërkon të forcojë repartin ofensivë e ka bërë shqiptarin prioritet.

Oferta fillestare e skuadrës madrilene arrin në katër milionë euro, por Granada konsideron se kjo shifër është e pamjaftueshme për të lënë yllin e tyre të largohet.

Megjithatë kjo ofertë është konsideruar e ulët nga Granada që e ka refuzuar atë.

Klubi andaluzian po kërkon rreth tetë milionë euro që ta lë shqiptarin të largohet, pasi atë e konsiderojnë shumë të rëndësishëm.

29-vjeçari sezonin e kaluar kontribuoime 11 gola në La Liga, derisa dy vite më parë realizoi 23 gola për Granadan.

Gjimshiti vendosi të qëndrojë te Atalanta duke refuzuar milionat nga Katari, vjen reagimi nga Gasperini

Ballkani synon fitore ndaj Larnes, formacionet zyrtare