Kandidati për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Gramoz Vokrri, thotë se kryetari aktual i FFK-së për interesa të veta ka rrezikuar Federatën e Futbollit.
Vokrri në RTV Dukagjini ka thënë çka mund të pritet nga Agim Ademi kur ka fshehur një letër të rëndësishme të UEFA-s.
Ai thotë se UEFA është organ monitorues në zgjedhjet e FFK-së dhe nuk ndërhynë në zgjedhje.
“Nuk bënë të thirremi në UEFA-n e FIFA-n vend e pavend. Interesi i UEFA-s dhe FIFA-s është të zhvillohet futbolli”.
Vokrri thotë se Agim Ademi nuk mund të jetë edhe palë garuese edhe gjyqtar.