Gotze te Arsenali për 30 milionë funte?

Ylli i Bayernit, Mario Gotze, nuk e ka kaluar një sezon pozitiv nën fanellën e bavarezëve dhe kështu mund të largohet nga “Alianz Arena” në afatin kalimtar të verës.

Drejtuesit e Arsenalit janë shprehur shumë të interesuar për reprezentuesin gjerman dhe tashmë e kanë bërë gati ofertën e cila peshon 30 milionë funte.

Tani mbetet të shihet vullneti i Pep Guardiolës dhe kryesisë së Bayernit, nëse duan ta shesin Gotzen apo jo. /Gazeta Olle