Në ditën e ditëlindjes së yllit të muzikës, mesfushori i Bayern Munchen dhe Kombëtares gjermane Mario Gotze, ka dashur ta ‘ngacmojë’ me një postim në ‘Twitter’, këngëtaren Rihanna.
Gotze ka publikuar edhe një foto nga festa e Gjermanisë pas suksesit në ‘Brazil 2014’ ku ishte pjesëmarrëse edhe Rihanna. “Të kujtohet party në Rio? Qofsh mirë! Të uroj gjithë të mirat”, ka shkruar Gotze.