Gotze drejt gjigantit italian

Njëri ndër lojtarët më të talentuar në botë, Mario Gotze, nuk është duke kaluar në momente aq të mira me gjigantin bavarez.

Pep Guardiola, nuk i ka dhënë hapësirën e duhur gjermanit, duke e lënë shpesh herë në stol. Së fundmi edhe agjenti i lojtarit është ankuar për minutazhën e vogël për klientin e tij.

“Gotze është mjaftë i zhgënjyer dhe sigurisht që e ka pyetur veten e tij, përse është në stol. Kjo e rrit shumë presionin, sepse të gjithë kanë pritur më shumë nga ai. Tan ai ka nevojë vetëm që të luajë”, ka thënë Folker.

Por pakënaqësin e tij, dëshiron që ta shfrytëzojë Juventusi, që janë në kërkim të një 10-shi, dhe njëri nga synimet e tyre tani është edhe gjermani.