Gomez e merr një lajm të zakonshëm

Mario Gomez e ka marrë një lajm të zakonshëm. Sulmuesi i Fiorentinës do të mungojë për më shumë se dy javë, pas lëndimit që e pësoi në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Në këtë mënyrë, Gomez nuk do të luajë ndaj Lazios, Milanit dhe ndaj Romës në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës. Gjermani njihet si njëri ndër sulmuesit që lëndohen më së shpeshti në Evropë. /Gazeta Olle