Goli në ndeshjen vendimtare, Arlind Ajeti vendoset në formacion së bashku me Mario Balotellit

Përveç se po shkëlqen në mbrojtje, Arlind Ajeti tani po bën edhe sulmuesin për skuadrën e Reggiana në Serine B.

Mbrojtësi i Kombëtares, ka gjetur rrugën e rrjetës në fundjavë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, ndaj Pordenones në minutën 56-të.

Gol vendimtar ai i shqiptarit, që në fund i dha 3 pikët Reggianës, ndaj rivalit për mbijetesë.

Pikërisht për këtë arsye, Ajeti është zgjedhur në formacionin e javës në Serinë B, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

Ajeti zgjidhet ndër më të mirët e mbrojtjes për fundjavën që lamë pas në Serinë B, teksa ndodhet në të njëjtin formacion, ku bën pjesë edhe sulmuesi i njohur italian, Mario Baloteli, i cili shënoi dopietë për Monzën, duke i dhënë fitoren këtyre të fundit.