“Goli në finale të Kampionatit Botëror”, Messi dhe Zidane ‘thumbojnë’ Ronaldon

Zinedine Zidane dhe Lionel Messi kanë zhvilluar një bashkëbisedim interesant, e gjitha kjo e organizuar nga marka botërore e veshmbathjeve – adidas.

Ish-heroi i Francës dhe Real Madridit ka udhëtuar drejt Floridas për të vizituar Inter Miamin dhe ka pasur një diskutim me argjentinasin.

Dyshja u pyetën nëse është më mirë të shënosh në Kupën e Botës apo Ligën e Kampionëve dhe të dy menduan se gjetja e rrjetës në finalen e skenës më të madhe të futbollit botëror është në krye të gjithçkaje tjetër.

“Është gjithmonë e veçantë të shënosh si në kompeticionet evropiane ashtu edhe në Kupën e Botës, por padyshim që të shënosh në një Kampionat Botëror është gjithmonë më i veçantë për shkak të madhësisë së garës”, deklaroi fillimisht Messi.

“Por, mirë, varet nga ndeshja. Ndoshta për ju është momenti për të shënuar një gol në finalen e Ligës së Kampionëve”

Zidane ndërhyri duke thënë: “Unë mund të përgjigjem edhe për ty, Leo, sepse këtë e ke bërë së fundmi me Argjentinën, në finale”.

Messi u përgjigj: “Po, padyshim. Ai gol ishte më i miri. Po, të shënosh një gol në finalen e Kupës së Botës mendoj se është gjëja më e mirë ndonjëherë, apo jo? Të dy mund ta themi këtë”.

“Kjo është e drejtë”, pohoi Zidane. “Nuk ka asgjë më të mirë”.

Ky mesazh mund të merret si një thumbim për Cristiano Ronaldon, i cili nuk e ka shijuar deri më tani një gol në finale të Kampionatit Botëror dhe duket se nuk do ta shijojë. /Gazeta Olle/

Ballkani “trazon” tifozët e Astanas, kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit

Plzeni merr fitore të vështirë ndaj Dinamo Zagrebit, avancon në grup me pikë maksimale