Goli me dedikim, “vajton” rezultatin

Partizani e nisi me humbje “aventurën” në Ligën e Europës. “Të kuqtë” u mundën 3:1 nga skuadra norvegjeze Stromsgodset.

Golin e vetëm dhe të shpresës për një kualifikim të mundshëm në turin e radhës, e shënoi sulmuesi nga Kosova, Astrit Fazliu. “Golin ia dedikoj të gjithë tifozëve shqiptarë, të cilët ishin në stadium dhe na përkrahën fuqishëm, na dhanë zemër”, deklaroi Astrit Fazliu për sportal.al.

Ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Prishtinës, Ferizajt e Trepçës, e “vajton” rezultatin. “Loja ka qenë shumë e mirë. Ishte mëkat i madh që pësuam tre gola, pasi me rezultatin 2:1 do të kishim gjasa të mëdha për kualifikim. Megjithatë, ky rezultat nuk është i paarritshëm. Besoj se mund të fitojmë me rezultat 2:0 në “Qemal Stafa”, përfundoi Astrit Fazliu.