Goli i tij i dhuroi fitoren Napolit, Rrahmani: I lumtur që shënova, ky vit do të jetë shumë i vështirë

Qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani foli për “DAZN” në fund të ndeshjes së fituar ndaj Salernitanës falë golit të tij të parë këtë sezon në kampionat.

“Ka gjithçka në këtë fitore, tension dhe situata të vështira, duke e gjetur veten si kampion i Italisë dhe arritja e këtyre rezultateve nuk është e lehtë, sivjet do të jetë kështu, edhe sot kemi vuajtur shumë duke pësuar gol, por fatmirësisht e kemi kthyer, jemi të kënaqur me rezultatin, shpresojmë ta kemi këtë fat edhe në të ardhmen. ”

Mund të na e përshkruani si arritët të shënonit?

“Topi erdhi jo i pastër, e ndalova dhe godita në portë pa u menduar shumë”.

A ju kishte munguar goli?

“Të shënosh gola është gjithmonë bukur, jam i lumtur që kam shënuar. Do të përpiqemi të japim maksimumin për ta kapërcyer këtë vit që ka qenë dhe do të jetë shumë i vështirë. ” /Gazeta Olle/

Trepça fiton me rezultat bindës derbin ndaj Pejës

Aplikimet e tifozëve shqiptar për biletat e Kampionatit Europianit, zbulohet se kur shpallen fituesit