Goli i shqiptarit vlerësohet goli më i mirë i muajit (VIDEO)

Goli i Berat Sadik në ndeshjen Thun – Basel, është quajtur nga mediat zvicerane, goli më i mirë i muajit maj.

Kështu shkruan ‘bernerzeitung.ch’, sipas së cilës, goli i shqiptarit ishte unikal. Sadiku realizoi dy gola në barazimin 2:2 me kampionët e Zvicrës, mirëpo goli i dytë i shënuar me gjysmëvolej nga largësia ishte i veçantë.

Sadiku është me prejardhje nga Shkupi.