“Goli i Shaqirit paraguajan”, shpall kampion skuadrën boliviane, krahasimi i sulmuesit me Xherdanin

Independiente Petrolero ka fituar kampionatin në Bolivi duke u shpallur kampion në javën e fundit me rezultatin 2-3 ndaj Guabirës.

Hero i takimit ishte paraguajani Huan Godoj, i cili realizoi golin e tretë dhe të fitores në frymën e fundit në minutën e 90+6′, duke i dhënë skuadrës së tij titullin dhe duke dërguar peshë tifozët.

Ajo që bie më shumë në sy është titulli i medias paraguajane “Versus.lanacion.com.py”, ku ngre peshë sulmuesin ku nuk mungojnë as krahasimet me Xherdan Shaqirin:

“Falë golit të ‘Shaqirit’ paraguajan, Independiente Petrolero është shpallur kampion”, ishte titulli i medias së njohur paraguajane.

Futbollistët e Vllaznisë takojnë banorin e Big Brother VIP

Edon Zhegrova zotohet: S’do të ndalem deri sa të luaj te Barcelona