Goli i nëntë në La Liga, Muriqi i shënon sërish Real Madridit (Video)

Vedat Muriqi ka shënuar sërish gol ndaj gjigantit spanjoll Real Madridit.

Sulmuesi nga Kosova ka kaluar skuadrën e tij Mallorcan në epërsi pas 13 minutave lojë.

Rodriguez harkoi bukur në zonë, derisa sulmuesi prizrenas me një goditje me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

https://twitter.com/SiaranLangsung8/status/1622223706591469568?s=20&t=nPZzO2enzRoES65WbIJtLQ

Ky ishte goli i nëntë për reprezentuesin kosovar në La Liga.

Kujtojmë që Muriqi i kishte shënuar Real Madridit gol edhe në Santiago Bernabeu në sfidën e parë.

Loshaj e nis me asistim, Ethemi shënon sërish

Gjilani, Malisheva dhe Behari kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës