Arbnor Muja është grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë, por po vazhdon të marrë vëmendje edhe te klubi i tij, Antwerpi.
Skuadra belge ka publikuar golin më të mirë për muajin tetor dhe është pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që ka marr këtë çmim, shkruan Gazeta Olle.
Muja kaloi një lojtar, përpara se të gjuante në një zonë të mbushur me kundërshtar, duke e gjetur këndin e rrjetës.
View this post on Instagram
Kujtojmë që sulmuesi 24-vjeçar është pjesë e Kombëtares në ndeshjet që “kuqezinjtë” do të luajnë përballë Moldavisë më 17 nëntor dhe Ishujve Faroe më 20 nëntor.
Muja ka zhvilluar 22 ndeshje me Antwerpin këtë sezon, ku ka arritur të shënojë pesë gola dhe ka dhuruar tri asistime. /Gazeta Olle/