Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, ka deklaruar që goli që ia shënoi Etrit Berishës në finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios, ishte më i rëndësishmi në karrierën e tij.
“Kam përjetuar shumë emocione atë ndeshje. Goli që ia shënova Lazios ishte më i rëndësishmi në karrierën time. I falënderoj shokët e skuadrës dhe kompaninë për mbështetjen”, tha ndër tjera Matri për “JuventusTV”.
Finalja e Kupës së Italisë përfundoi 2:1 në të mirë të Juves dhe mediat italiane e kanë fajësuar pikërisht Berishën për golin e Matrit.