Goli i Edon Zhegrovës nominohet për të bukurin e javës në Conference League (VIDEO)

Edon Zhegrova ka vazhduar me ndeshje të mira në fanellën e Baselit në Conference League.

 

Sulmuesi anësor shënoi një super gol në ndeshjen ndaj Kairat Almaty, ku skuadra e fitoi me rikthim 3-2.

Goli i tij erdhi me një goditje të bukur nga distanca, duke bërë që të futet në mesin e katër golave më të mirë të javës në Conference League.

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1463919669086195715?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1463919669086195715%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgoli-edon-zhegroves-nominohet-per-te-bukurin-e-javes-ne-conference-league%2F

Fansat mund të zgjedhin se cili ishte goli më i mirë, ku së bashku me Zhegrovën në garë janë edhe Gomez i Omonia, Horvat i Mura dhe Christodoulopoulos i Anorthosis.

Zhegrova ka shënuar dy gola në Conference League në këtë sezon, ndërsa Baseli e ka siguruar kalimin e grupit.

Mjete piroteknike dhe ofendime në kor nga tifozët, gjobitet Llapi

Italia dhe Portugalia në të njëjtën rrugë në play-off, njëra do të mbetet jashtë Botërorit