Goli i dytë në Bundesliga, talenti shqiptar vulos fitoren

Brajan Gruda ka shënuar për Mainzin, skuadër që po lufton për të siguruar qëndrimin në Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, realizoi golin e dytë për ekipin e tij në takimin shtëpiak kundër Darmstadtit të Klaus Gjasulës (i pezulluar me kartonë).

Ishte minuta e 60’ kur Mainzi gjeti golin e qetësisë. Gafë e miqve, asist i Burkardt dhe gol i 19-vjeçarit shkodran. /Gazeta Olle/

Malisheva ndalet në barazim nga Dukagjini, Gjilani demolon Fushë Kosovën

Mezani: Pjesa e dytë që solli golat e bëri më të bukur ndeshjen