Goli i bukur i Marash Kumbullës për Romën

Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Lecces.

Pjesa e parë është mbyllur 1-1, ku fillimisht ishin mysafirët që shënuan të parët me  Arturo Calabresin.

Roma barazoi shifrat në 1-1 me golin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Mbrojtësi kërceu më së larti në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi.

Kumbulla ka filluar të fitojë vendin në formacion me Jose Mourinhon.

Pas 70 minutave, Roma po udhëheq 2-1, ku golin e dytë e shënoi Tammy Abraham.

Prova e Kombëtares U-17 / Elementët që luajnë jashtë, test me më të mirët e kampionatit

Fjalët e Marash Kumbullës pa golit dhe fitores në Kupën e Italisë