Goli i Bashës, ai falënderon dikë të veçantë

Migjen Basha i rikthehet edhe golit. Shënon pas një viti për Torinon. Ai realizoi në fitoren 2:0 ndaj Parmas, në udhëtim. “Nuk ishte ndeshje e lehtë. Ne luajtëm mirë dhe unë jam shumë i lumtur”, tha mesfushori i Kombëtares shqiptare për toro.it, transmeton GazetaOlle.com.

Basha nuk ka se si të mos ndihet i lumtur kur shënon pas një kohe të gjatë. “Po, shënova pas 11 muajsh. Kam punuar shumë për t’u rikthyer sa më mirë. Dua të falënderoj gruan dhe fëmijën tim, sepse pas lëndimit të të pësuar ishin ata që më bënin të lumtur”, shtoi Basha.

I pyetur për të ardhmen, ai tha se dëshiron të qëndrojë në Torino. (Gazeta Olle)