Konyaspori është mysafir i Istanbul Basaksehirit në Basaksehir Fatih Terim Stadyumu, për ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës Turke.
Nga minuta e parë në këtë takim është aktivizuar sulmues anësor i Kosovës, Zymer Bytyqi.
Trajnerit Ilhan Palut i është shpaguar besimi në futbollistin shqiptar, pasi ai e zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të të takimit.
Bytyqi pranoi një asistim nga Soner Dikmen në anën e majtë, shkoi përpara dhe ishte fantastik në mposhtjen e portierit kundërshtar.
Me avantazhin e golit të 25-vjeçarit edhe u mbyll pjesa e parë dhe skuadrat shkuan në pushim, teksa në fund Basaksehir fitoi me rezultat të ngushtë 2-1.
Konyaspori është ekipi i dytë në tabelën e Superligës Turke pas Trabzonsporit që ka një diferencë të madhe pikësh na raport me rivalët.
https://twitter.com/Anlikgoller02/status/1496177997224857600?s=20&t=QM0nd0oES3B3WQptixfrPw