Goli fantastik i Mirlind Dakut kualifikon Muran në raundin tjetër të Ligës së Konferencës (Video)

Mura fitoi sërish përballë moldavëve të Sf Gheorghe me të njëjtin rezultat. Ekipi slloven fitoi 2-1 dhe kaloi në raundin e dytë të Conference League me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Golin e fitores së sotme për Murën e realizoi Mirlind Daku, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës. 24-vjeçari nga Gjilani mori një top të gjatë në minutën e 81’.

Daku uli bukur topin, lëvizi mirë përballë mbrojtësit kundërshtar dhe tundi rrjetën kundërshtare falë një goditje potente. Në ruandin e dytë, Mura do të sfidojë irlandezët e St Patrick.

Partizani mposhtet në shtëpi dhe eliminohet nga Liga e Konferencës

Mirlind Daku i dërgon në pushime skuadrën nga Moldavia