Goli fantastik i Astrit Selmanit, Hammarby i shmanget humbjes (Video)

Astrit Selmani i ka siguruar Hammarbyt një pikë në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Suedisë.

Lojtari shqiptar e ndihmoi skuadrën e tij që t’i shpëtonte humbjes ndaj Ostersunds, duke marrë një pikë nga ky takim.

Vendasit kishin shënuar golin e epërsisë në minutën e 38-të, me anë të Patrick Kpozo, që u asistua nga Kroon.

Por, në pjesën e dytë, Selmani u tregua vendimtar për skuadrën e tij, duke shënuar për 1-1.

Ishte minuta e 68-të, kur reprezentuesi i Kosovës, shënoi golin e barazimit, pasi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare.

Goli i Selmanit që ka vlerën e një pike e dërgon Hammarby në kuotën e 22 pikëve, për pozitën e katërt në tabelë, pas 13 xhirove të zhvilluara.

Selmani tashmë shkon në kuotën e tri golave dhe pesë asistimeve këtë sezon. /Gazeta Olle/

Ballkani ‘shkatërron’ skuadrën turke, fiton me rezultat tenistik

Armando Sadiku rikthehet te skaudra spanjolle