Golden State ndalet nga Indiana

Indiana Pacers ndal serinë prej 4 fitoresh radhazi të Golden State Warriors në NBA. Kryesuesit e konferencës së Perëndimit u thyen në Indianapolis nga Pacers me rezultatin 104-98 duke pësuar humbjen e 10-sezonale. Mbrëmje magjike në Bankers Life Fieldhouse për Klay Thompson.

Ylli i Warriors realizoi në total plot 39 pikë por as paraqitja e tij fantastike nuk i mjaftoi skuadrës mike për të arritur fitoren e 5-të radhazi. Falë 30 pikëve të shënuara nga Rodney Stuckey dhe mbi të gjitha falë rikuperimitë plotë 12 pikëve disavantazh Indiana ja doli të regjistronte suksesin e 3-të radhazi në NBA.

Në sfidat e tjera të NBA spikat suksesi i 6-të radhazi i Oklahoma City Thunder. Rusell Westbrook nuk di të ndalet. Këtë herë MVP-ja i All Star Game koleksionoi 21 pikë 17 asiste dhe 8 rebound duke udhëhequr Oklahoman në fitoren 119-94 ndaj Denver Nuggets. Sfida mes dy skuadrave më të titulluara në Nba ajo ndërmjet Los Angeles Lakers dhe Boston Celtics e zhvilluar në Staples Center përfundoi me fitoren e kalifornianëve pas kohës shtesë 118-111. Jeremy Lin realizoi 25 pikë ndërsa Wesley Johnson shtoi 22 të tjera në suksesin e parë të Lakers-ave pas 7 humbjeve radhazi.