Golden Eagle organizon lojë miqësore bamirëse për fëmijët e sëmurë me kancer

Fondacioni Golden Eagle ka vazhduar me kampanjën bamirëse për fëmijët e sëmurë me kancer.

Ky fondacion në vazhdën e organizimeve bamirëse, ka vendosur të aranzhojë një ndeshje miqësore mes veteranëve të skuadrës Golden Eagle Ylli dhe veteranëve të basketbollit kosovar.

 

Gjithashtu, do të luhet edhe miqësorja tjetër mes skuadrës që këtë edicion po bënë befasi në ETC Superligë, Golden Eagle Ylli dhe Tiranës.

 

Miqësoret do të luhen më 19 shkurt në palestrën e Suharekës, 13 Qershori.

 

Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave u dedikohen fëmijëve të sëmurë me kancer.