Gold AG “thërret” Xherdan Shaqirin!

Pas shumë këngëve kushtuar ushtarëve e komandantëve që ranë heroikisht në luftën për lirinë e Kosovës, këngëtari i mirënjohur, Arian Agushi i njohur si Gold AG, ka lansuar një këngë kushtuar komandantit, Agim Ramadani.

Gold AG, në tekstin e këngës kushtuar komandant “Katana” nga Gjilani, përmend edhe fshatin Zhegër që është vendlindja e Ramadanit, që për fatin e mirë, nga ai fshat ka prejardhjen edhe futbollisti më i mirë i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.  Kjo këngë me ‘rima’ mjaft prekëse për atë kohë bënë që edhe ne sot t’i përjetojmë.

shaqiri

 

Si Xherdani edhe Agimi jetoi për shumë vite në Zvicër dhe pas gjenocidit serb në Kosovë, ky i fundit vendosi t’i dalë në ndihmë atdheut, derisa nesër do të shënohet përvjetori i rënies së tij.

“Mu shterrshin sytë nëse pushoj, lirinë tënde me ëndrrue. Mallkue qoftë gjaku im, nësë vdes pa luftue” këto ishin fjalët e njërit nga më meritorët për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar me brigadën “138 Atlantiku”.

Gold Ag realizoi spotin pikërisht në Zhegër. Ai këndon bashkë me Ismet Behxhetin.

Shpresojmë se kjo këngë dhe këta rreshta do të ndikojnë që edhe Xherdani nga Zhegra, të vendos të luftojë në kohën moderne për Kosovën, pas pranimit të FFK-së në FIFA e UEFA. Nëse agim Ramadani ka luftuar me pushkë, Xherdani të luftojë me top, për shtetin më të ri në Evropë.

Këtij karvani shpresojmë t’i bashkangjiten edhe Granit Xhaka, Valon Behrami, Adnan Januzaj, Fatos Beqiraj e shumë emra të tjerë.