Golat për Realin, Benzema kalon Ronaldon!

Karim Benzema ka kaluar Ronaldo përsa i përket golave të shënuar me fanellën e Real Madrid. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për Cristianon por për “Fenomenin” brazilian.

Ronaldo numëron 83 gola në 127 ndeshje të luajtura me “Los Blancos” në peridhën 2002-2007. Ndërkohë që francezi me golin e shënuar kundër Deportivo La Corunan në fundjavë ka shkuar në 84.

Por Benzemasë i janë dashur 180 ndeshje për të shënuar kaq gola, pra 53 ndeshje më shumë se braziliani.

Mesatarja e golave për ndeshje e brazilianit është 0.65 ndërsa e francezit 0.47.