Gola të shumtë dhe befasi – rezultatet dhe renditja tabelare pas xhiros së gjashtë në Superligën U21

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së gjashtë në Bon Voyage Superligën e Kosovës U21.

Nuk ka munguar spektakli në pesë duelet e zhvilluara, gola të shumtë e rezultate befasuese.

Ballkani është mposhtur nga Malisheva me rezultat 3-4, derisa fitore në derbi ka marrë edhe Prishtina në udhëtim te Drita 2-3.

Dukagjini ka marrë pikët e para pasi ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 2-1, derisa fitore para tifozëve të tyre ka shënuar edhe Liria 3-1 ndaj Feronikelit ’74.

E dueli i vetëm që përfundoi pa fitues ishte ai mes Llapit dhe Gjilanit 1-1.

Pas gjashtë xhirove Superligën U21 e kryesojnë Liria dhe Prishtina me nga 13 pikë, derisa nga 10 sosh kanë Llapi, Drita dhe Ballkani. /Gazeta Olle/ 

Mediumi rumun tregon se si arriti federata e tyre të merrte dënim aq të butë pas skandalit në ndeshjen ndaj Kosovës

Bellingham shënon në minutën e fundit, Reali e nis me fitore sezonin e ri në ‘Champions’