Kanë përfunduar 10 sfida në dy grupet e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Dinamo e Ferizajt ka marrë fitoren e radhës, teksa ka mposhtur Trepçën me rezultat 3-2.
Fitore para adhuruesve të vet ka marrë edhe Suhareka 2-0 ndaj Phoenix si dhe Drenica që ka mposhtur Rahovecin 2-1.
Ndërkohë tre pikë në udhëtim i kanë arkëtuar Trepça ’89 pas fitores 0-3 në udhëtim te Rilindja si dhe Istogu që ka befasuar Vëllaznimin me rezultat 0-1.
Në krye të Grupit A në Ligën e Parë është Dinamo me 10 pikë i ndjekur nga Suhareka me nëntë sosh.
Rezultatet dhe tabela në Grupin A:
Ndërkohë sfida shumë interesante janë zhvilluar edhe në Grupin B, ku Prishtina e Re ka fituar derbin ndaj Ferizajt në udhëtim me rezultat 2-4.
Ka qenë një javë ku kanë triumfuar skuadrat në udhëtim pasi Ulpiana mori tre pikë 1-3 pas fitores në shtëpinë e 2 Korrikut.
Flamurtari u turpërua në derbin e kryeqytetit pasi u mposht nga Ramiz Sadiku 1-5.
Fitore në udhëtim mori edhe Vjosa te Kika 0-2, derisa Vushtrria dhe Vllaznia luajtën baras 0-0.
Vjosa është në krye të tabelës me 12 pikë, derisa ndiqet nga Prishtina e Re dhe Ulpiana që kanë nga nëntë sosh. /Gazeta Olle/
Rezultatet dhe tabela në Grupin B: