GOL në ndeshjen e fundit të barazhit

Ndeshja e fundit e barazhit për garim në Ligën e Parë po zhvillohet në stadiumin “Agrom Rama” në Obiliq, ndërmjet Rahovecit dhe Lugut të Baranit.

Pas 23 minutash, rezultati është 1:0 në të mirë të Rahovecit.

Vreshtarët shënuan golin e epërsisë pas penalltisë së akorduar nga gjyqtari, kurse lojtarët e Lugut të Baranit, protestuan kot, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra që triumfon siguron të drejtën për të garuar në Ligën e Parë edicionin e ardhshëm.

Lugu i Baranit vjen nga Liga e Dytë, kurse Rahoveci nga Liga e Parë.

Një ditë më herët, Kika mundi Ulpianën në barazh, pas gjuajtjeve nga penalltia.

rahoveci2

rahoveci