Mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Pjesa e parë ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89 është mbyllur me epërsinë e mysafirëve prej 1:0.

Ishte Ibrahim Peci ai që shënoi golin e epërsisë nga pika e bardhë, ku më herët në zonë ishte penguar Berat Hyseni nga Kujtim Kutllovci.

Trepça ’89 ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë duke atakuar disa herë portën e Enis Veliajt.